Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 60 meshkuj të punësuar, prej të cilëve asnjë prej tyre nuk është i martuar, ndërsa tre prej tyre janë etër, ka zbuluar se për çfarë arsyesh nuk duan të martohen meshkujt e atyre moshave.
• Shokët e tyre nuk janë martuar ende, kjo gjë është arsye e mjaftueshme që edhe ata të presin.
• Mund të bëjnë seks edhe pa qenë të martuar, ndërsa sot kjo gjë pranohet plotësisht, gjë që nuk ka qenë e pranueshme në gjeneratat e kaluara.
• Nëse jetojnë bashkë me një vajzë, mund të kënaqen nga përfitimet e jetës së përbashkët sikur të ishin të martuar. Këtë gjë gjithashtu e përjetojnë si një afat provues.
• Duan që të shmangin rrezikun financiar, i cili do të mund t’i godiste nëse vjen deri te ndarja, ndërsa a ka mënyrë më të mirë që atë ta parandalojë duke mos hyrë në ujërat martesore!
• Duke pasur parasysh se ata, për dallim nga femrat, nuk kanë nevojë që të brengosen për orën biologjike, shpesh thonë se duan të presin deri kur të jenë më të vjetër dhe më të gatshëm për fëmijë. Ajo që me të vërtetë nuk e duan është presioni nga ana e femrës qëllim kryesor i së cilës është të lindë fëmijë.
• Frikët më të mëdha të tyre janë se martesa do t’u sjellë shumë ndryshime, kompromise dhe përgjegjësi. Në fund të fundit, më argëtuese është të luajnë tërë natën poker me shokët.
• Meshkujt janë romantikë, ata besojnë në shpirtin e tyre binjak dhe janë të gatshëm të presin. Por, çka është shpirti binjak i meshkujve? Ata e definojnë atë si një femër, e cila do t’i pranojë, ashtu si janë dhe nuk do të përpiqet t’i ndryshojë kurrë.
• Meshkujt sot janë të liruar nga presioni i shoqërisë dhe familjes lidhur me martesën. Pse atëherë do të duhej të heqin dorë ata nga liria e tyre?
• Para se të martohen, meshkujt duan që të jenë financiarisht të siguruar. Puna e mirë dhe çështja e zgjidhur e banimit për shumë meshkuj janë parakusht për martesën.
• Meshkujt thjesht duan të kënaqen me jetën e tyre beqare sa më gjatë që të munden, janë mësuar të kenë hapësirën e tyre, kanë rutinën e tyre dhe janë të kënaqur, sepse nuk kanë nevojë të kujdesen për dikë.
Fjale te Arta & Gjithcka interesante
Sunday, July 3, 2011
Friday, July 1, 2011
Shtëpia më e madhe e drunjtë hyn në Guinness
Shtëpia e madhe e drunjtë në Crossville, në shtetin federal amerikan Tennessee, e cila është ndërtuar duke u mbështetur në një pemë, së shpejti edhe zyrtarisht do të konfirmohet si më e madhja në botë dhe do të hyjë në librin e rekordeve Guinness.
Ndërtimin e shtëpisë e ka nisur si hobi Horace Burgess më 1993, pasi që “mori shenjën nga Zoti”. Horace, i cili është marangoz, që atëherë ka punuar vazhdimisht në shtëpi, por thotë se akoma nuk e ka përfunduar.
Shtëpia është gati 100 metra e lartë, ka 10 kate, duke përfshirë edhe një faltore, një fushë basketbolli, karrige lëkundëse dhe “penthouse”, që Burgess e ka ndërtuar për gruan e tij.
Burimi:2tinguj
Shpikja më pikëlluese në botë? (Video)
Nuk është kurrfarë sekreti se njerëzit, përkundër lidhjes gjithnjë e më të madhe, ndjehen gjithnjë e më të vetmuar. Disa këtë problem e tejkalojnë me mënyra tradicionale, ndërsa të tjerët vendosin për shpikje të cilat ndoshta përgjigjen në një pyetje, por shtrojnë mijëra tjera të reja.
Në shpikje të tilla me siguri bën pjesë edhe Sense-Roid, një aparat i cili i mundëson pronarit ta përqafojë vetë veten. Edhe pse duhet ta pranojmë se Sense-Roid është një shpikje me koncept interesant, edhe më interesante është ekzistenca për një aparati të tillë.
Dikur ishte e mjaftueshme të gjeje shoqëri, por duket se ekziston treg i uritur për zgjidhje tjera. Ndoshta përqafimet e të tjerëve nuk mjaftojnë. Ndoshta dikush ka nevojë për një përqafim në rehatinë dhe privatësinë e shtëpisë së vet. Pa marrë parasysh motivet për këtë shpikje, shpresojmë se ndoshta dikë do ta bëjë të lumtur pasi vetë ky aparat disi duket pikëllues.
Aspak më “happy” nuk është as videoja e cila përshkruan se si funksionon ky aparat. Sqarimi i thjeshtë është se ekziston një jelek të cilin e veshë njeriu dhe një jelek tjetër i cili i vishet një kukulle.
Kur dëshironi të përqafoni veten, ju e përqafoni kukullën, ndërsa jeleku i kukullës impulset që i merr i përcjellë në jelekun tuaj dhe kështu gjithçka “ndien” kukulla do të ndieni edhe ju. Nëse dëshironi përshkrim më të detajuar ose ju intereson se si duket ky aparat në aksion, shikojeni videon:burimi /Telegrafi/

Sunday, June 26, 2011
Subscribe to:
Comments (Atom)